Vushtrria e drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj eshte ende ne loje per te siguruar nje bilete qe do ta çoje ate ne Superligen e Kosoves. Ecuria e ketij ekipi ka qene thuajse e shkelqyer teksa ne 22 jave ka vetem 1 humbje, 12 fitore dhe 9 humbje.

Por ne fakt, ndoshta pakkush e di qe pjese e kesaj skuadre kete sezon eshte edhe nje tjeter shkodran. Behet fjale per Uendi Vecajn. Ka qene vete trajneri Nikaj qe ua propozoi drejtuesve te Vushtrrise ngaqe ia njihte mire vlerat e tij dhe ata firmosen me te.

Megjithate duhet thene se Vecaj ashtu si sezonin e kaluar tek Burreli, ka qene shume i pafat me disa demtime te njepasnjeshme, por tashme duket se gjithçka ka kaluar dhe ai i eshte rikthyer fushes se blerte.

Dhe ne ndeshjet e fundit, sulmuesi anesor jo vetem ka qene titullar ne formacionin e Vushtrrise, por i ka bere per vete te gjithe me paraqitjet ne fushen e lojes. Madje edhe vete drejtuesit e klubit. Nga sa behet e ditur, keta te fundit i kane ofruar rinovim kontrate qe tani, pavaresisht nese skuadra sezonin e ardhshem do te jete ne Superlige apo ne kategorine e pare.

Kjo sepse drejtuesit besojne shume ne aftesite e ketij lojtari qe duket se po rikthehet ne momentet e tij me te mira. Kujtojme qe 24 vjeçari Uendi Vecaj pat filluar te shkelqeje te Vllaznia dhe jo me kot, me pas kaloi tek Dinamo e Zagrebit.

Por disa oshilacione qe e shoqeruan, bene qe te bente disa hapa pas ne karriere megjithate klasi dhe talenti i tij nuk mund te shuhen. Kane filluar te rishfaqen tek Vushtrria dhe prandaj te gjithe atje duan ta kene edhe sezonin e ardhshem ne rradhet e tyre.
Gjergj KOLA