Ne sezonin e fundit ka luajtur me Teuten megjithate tashme ende nuk e ka te qarte se ku do te vazhdoje karriera e tij. E kemi fjalen per mesfushorin shkodran Uendi Vecaj i cili siç dihet, eshte ne pronesi te Dinamos se Zagrebit.

Duke mos patur shume hapesira tek kroatet, ai u lejua te huazohej ne Shqiperi tek Teuta dhe drejtuesit e kesaj te fundit nga sa mesohet, duan ta kene perseri pjese te tyre edhe ne sezonin e ri, por kjo nuk eshte as ne doren e tyre dhe as te lojtarit.

Kete gje e ka bere te ditur vete 21 vjeçari shkodran qe ne nje prononcim te shkurter per “Shkodra Sport” do te shprehej: “E kam mbyllur sezonin me Teuten dhe tashme jam ne pritje. Drejtuesit e kesaj te fundit kane deshire te me kene perseri ne rradhet e tyre, por para se te ndodh kjo, duhet te merremi vesh me Dinamon e Zagrebit, klub qe zoteron kartonin tim.

Deshira ime personale eshte te kthehem ne Kroaci megjithate jam ende ne pritje. Drejtuesit e larte te Dinamos, keto dite kane qene me pushime dhe une jam ne pritje te nje takimi me ta per te mesuar te ardhmen time. Per mua e rendesishme eshte te luaj sa me shume sepse per nje futbollist kjo eshte primare”.
© shkodrasport.com