Pasditen e sotme doli lajmi se ne stervitjen e Vllaznise ka qene i pranishem edhe nje futbollist ukrainas i cili do te qendronte per disa dite ne prove te kuqeblute. Megjithate nga kampi shkodran, u kujdesen qe emri i ti te mos behej publik dhe ne fakt, duket se e kane patur nje arsye.

Nderkohe, gjate dites se sotme, ne rrjetet sociale u shkrua se lojtari i ardhur ne prove ishte Aleksandr Vasyliev, nje 27 vjeçar qe luan si mesfushor qendre, i cili vleren e tij ne transfermarkt e kishte plot 500 mije euro.

Por ne fakt duket se kjo ka qene nje e dhene krejtesisht e gabuar. Lojtari i cili ka mberritur ne Shkoder eshte tjeterkush. Behet fjale per Anton Kalaitan, nje 23 vjeçar qe luan si sulmues.

Megjithate, pjestare te Vllaznise kane bere te ditur se ky lojtar nuk do te qendroje tek Vllaznia. Ai thjesht do te stervitet per pak dite dhe me pas do te largohet ne nje destinacion tjeter.

Kane qene persona te ndryshem qe ua kane kerkuar drejtuesve te Vllaznise kete “nder” dhe kjo ishte edhe arsyeja pse ata nuk kane patur deshire ta bejne publik emrin e tij sepse ai shume shpejt do te largohet nga skuadra./SHKODRA-SPORT.COM/