Ne Arabine Saudite, Real Madrid fiton për të 13-ën herë në histori Superkupën e Spanjës, ndërsa triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Barcelonës në finale, me katalanasit që e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë pas daljes me te kuq te Araujo dhe kishin sonte nje mbrojtje shume te zbilancuar. Per Real Madrid, protagonist absolut Vini Jr qe me hat-trick ne finale dhe asist per golin e Rodrygo ngjitet ne skene dhe shpallet lojtari i finales.
Pjese e pare spektakolare nga Real Madrid ne finalen e Superkupes se Spanjes. Vinicius Jr protagonist absolit me nje hat-trick dhe festimin si Cristiano Ronaldo… Menjehere gol per brazilianin qe me pas ka dyfishuar.
Barcelona ka reaguar me Lewandowski por vetëm 6 minuta pas golit të “Katalanasve” janë kundërpërgjigjur menjëherë “Galaktikët” e Real Madrid, me djemtë e teknikut, Carlo Ancelotti, që kanë arritur të gjejnë një tjetër gol, në “El Clasico”-n, e vlefshme për finalen e Superkupës së Spanjës.
Një ndërhyrje e gabuar, nga Araujo nuk kalohet pa u vënë re nga arbitri kryesor i sfidës, i cili akordon menjëherë një 11-metërsh dhe nga pika e bardhë e penalltisë, “fantazisti” brazilian, Vinicius Junior nuk gabon, duke plotësuar “tripletën” personale. Rezultati shkon në 3 me 1.
Pjesa e dyte ka pare serish Realin ne gol. Aksion i bukur nga djemte e Ancelottit dhe Vinicius – ne nje mbremje te madhe – dhuron asist dhe Rodrygo e dërgon topin në fundin e rrjetës per pokerin. Sakaq, minuten e 71-te Araujo ka dale me te kuq.