Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka perseritur suksesin e femrave dje, duke fituar edhe ajo ndaj Teutes dhe eshte kualifikuar tashme per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise.

Trajneri Damian Bekteshi eshte shfaqur shume i lumtur pas kesaj fitoreje dhe nje gje te tille e ka shprehur edhe ne prononcimin per mediat ku ka falenderuar djemte e tij per suksesin e arritur.

“Ishte nje mbyllje dramatike e ndeshjes, nuk e kisha menduar se do te ishte e tille. Ishte nje loje e barabarte e te dy ekipeve dhe secili mund ta fitonte ate, por fati na buzeqeshi neve. Jam i lumtur per kete fitore, jam i lumtur per djemte qe arriten kete sukses.

Jam i lumtur gjithashtu qe arritem te mbushim serish pallatin e sportit ashtu siç e meriton Shkodra, siç e meriton Vllaznia. Prandaj gjeja e pare qe dua te them eshte se dua te falenderoj gjithe keto tifoze qe vijne dhe na perkrahin edhe pse ne momente te veshtira tonat”- eshte shprehur ai.

Te plote prononcimin e trajnerit Damian Bekteshi mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: