HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREUli Lorenc Trashin në stol, shkodrani Esin Hakaj ka një mesazh para...

Uli Lorenc Trashin në stol, shkodrani Esin Hakaj ka një mesazh para Qarabagut

Në pritje të ndeshjes së kthimit të vlefshme për turin e parë elminator të Champions League ndaj Qarabagut, ka folur një ndër protagonistë e takimit të parë në radhët e Partizanit, futbollisti shkodran Esin Hakaj. Për “Klan TV” ai është shprehur

“E kemi analizuar. Kemi qëndruar vërtetë mbrapa, por kemi bërë disa raste”. Lojtarët e “kuq” duket se janë të karikuar para mbërritjes në Azerbajxhan dhe vihet re dëshira e tyre e madhe për një rezultat pozitiv.

Kujtojmë se 90 minutëshi i parë mbaroi me rezultatin e bardhë 0-0 por me pak fat kampionët e Shqipërisë mund të kishin fituar. I radhës dhe vendimtari për kualifikimin do të luhet ditën mërkurë në “Dalga Arena” ne orën 19:00.

Hakaj eshte projektuar serish te jete titullar edhe ne ndeshjen e kthimit duke lene kesisoj ne stol serish Lorenc Trashin. Trajneri Lerda duket se veren nje forme me te mire spotive tek mbrojtesi shkodran i cili po ashtu, eshte me i sakte edhe ne detyrat mbrojtese te skuadres dhe prandaj po e preferon si titullar.

Kujtojme se Hakaj u kthye pas nje sezoni serish tek Partizani nderkohe qe sezonin e kaluar luajti me Teuten. Prej kesaj te fundit u largua muajin e kaluar dhe Vllaznia deshiroi ta merrte ne rradhet e saj por te kuqte u treguan me te shpejte dhe e bene pjese te tyre.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments