Ish- futbollisti i Vllaznise Uliks Kotrri e konsideron shume te veshtire ndeshjen e se dieles te kesaj skuadre ne Laç dhe po ashtu ben te ditur se kj ndeshje nuk ka asnje lidhje me ate te te fazes se pare. Ne nje interviste per RTSH Shkodra, menaxheri aktual ka folur edhe ecurine aktuale te kuqebluve.
“Te them te drejten une jam i kenaqur me lojen qe zhvillon Vllaznia, paçka se po i mungon disi fati ose goli. Une shpresoj qe ajo te arrije ta gjeje edhe rrugen e rrjetes sepse i eshte krijuar nje ngerç ne kete drejtim. Me perjashtim te pjeses se sulmit une nuk shoh ndonje problem tjeter sepse skuadra po luan ne menyren e duhur.
Ajo po ben nje loje kompakte dhe shpresoj te vazhdoje keshtu dhe te kaloje gradualisht ne ate ritmin final te kampionatit e po ashtu edhe ne ate te Kupes”- eshte shprehur Kotrri.
Nderkohe duke folur ne lidhje me ndeshjen e rradhes, ate ndaj Laçit, ish- mesfushori i kuqebluve mendon se nuk mund te kete asnje paralele me ndeshjen e fazes se pare kur Vllaznia fitoi 5-3 ne Laç.
“Nuk ka asgje te perbashket me ate ndeshje, kjo do te jete nje histori krejt tjeter. Une e konsideroj nje sfide shume te veshtire sepse Laçi me Josen ne krye tani eshte duke u paraqitur krejt ndryshe nga ai i fillimit te sezonit. Dhe nese Vllaznia arrin te marre nje fitore ne kete ndeshje do te ishte mrekulli. Do ta konsideroja ate shume shume te rendesishem sepse Laçi eshte edhe nje rival direkt per Kupat e Europes” eshte shprehur ai./SHKODRA-SPORT.COM/