Tomori edhe pse më shumë ka qenë në Inferiore në dekadat e fundit, mes Kategorisë së Parë dhe të Dytë, ka nxjerrë shumë lojtarë të talentuar që kanë spikatur në ekipe të elitës, e madje tashmë luajnë jashtë dhe janë pjesë e kombëtares kuqezi.
Rastet janë të shumta, duke nisur që nga Uzuni, Bitri, Kumani, Zoga. Dy të parët madje, po luajnë jashtë, me skuadra të spikatura, si Ferencvarosh në Hungari si dhe Astani në Kazakistan, ku shkoi dhe u zyrtaroizua Bitri pak ditë më parë.
Por, në Berat duket se kanë hedhur bazën për krijimin e akademisë dhe duket se nuk kanë ndërmend që të lejojnë më lojtarët e rinj që të largohen duke mos përfituar asgjë. Në Berat janë një brez që aktualisht po spikatin, me U-19 dhe U-17, e madje edhe pjesë e kombëtareve të moshave, që stërviten nga trajneri Klodian Arbëri.
Ndaj edhe në klub, ata pritet që të kenë shumë prioritet dhe nuk do të lejohen më që të marin kartonin e të ikin në skuadrat e tjera. Janë pikërisht këto ekipe, që duke i promovuar për 1-2 sezone përfitojnë më shumë se beratasit që I rritin në ekipet e fëmijëve dhe më pas të paratërinjtë e të rinjtë…
Ndaj edhe Bashkia e Beratit ka kërkuar që të ketë më shumë prioritet për lojtarët beratas në vijim, në mënyrë që të rriten te Tomori dhe të shiten pse jo…