HomeKRYESOREUzuni i pandalshëm, tjetër gol në Ligën e Kampioneve për sulmuesin kuqezi

Uzuni i pandalshëm, tjetër gol në Ligën e Kampioneve për sulmuesin kuqezi

Myrto Uzuni vazhdon të lërë shenjë dhe të sigurojë që Ferencvarosh të vazhdojë të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, pas golit në turin e tretë të Ligës së Kampioneve, sot ka shënuar një tjetër shumë të rëndësishëm në fazën play-off të tureut.

Pasi ndihmoi ekipin e tij të kalonte Dinamon e Zagrebit, Uzuni ka shënuar në ndeshjen e parë play-off të Ligës së Kampioneve ndaj Molde, duke regjistruar përkohëshit shifrat 2-0 për ekipin tij në tarnsfertë.

Faza play-off e turneut luhet me sistem vajtje-ardhje ndaj goli në transfertë i futbollistit shqiptar do të jetë një ndihmë më shumë për Ferencvarosh që të kalojë në grupet e turneut.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments