U luajtën ditën e sotme 3 sfidat e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiorë. Egnatia dhe Partizanit arritën të merrnin 3 pikë të arta në transfertë respektivisht përballë Kukësit dhe Teutës, ndërkohë që dueli tjetër mes Vllaznisë dhe Bylisit përfundoi me rrjetat të paprekura.

Me këtë triumf të kuqtë e Kolelës, u shkëputën përkohësisht me 3 pikë nga Tirana që do të luajë nesër ndaj Erzenit teksa terren ka fituar edhe Egnatia, që thelloi diferencën në 3 pikë nga Vllaznia e vendit të katërt.

Kjo e fundit si rrjedhoje tashme ka shkuar ne -9 pike nga Partizani kryesues dhe tashme ajo jo vetem qe duhet ta harroje endrren Europe, por edhe te shoh per te siguruar Europen permes kampionatit dhe per te mos rreshqitur me poshte.

Kastrioti-Laçi dhe Tirana-Erzeni do të jenë dy sfidat e ditës së nesërme që do të mbyllin siparin e javës së 27-të.

REZULTATET DHE AXHENDA E JAVËS SË 27-TË:

KUKËSI-EGNATIA 0-3

VLLAZNIA-BYLIS 0-0

TEUTA-PARTIZANI 0-2

KASTRIOTI-LAÇI ORA 15:00

TIRANA-ERZENI ORA 18:00