Beselidhja ka marre nje barazim me vlere diten e sotme ne Burrel ndaj skuadres vendase ne shifrat 0-0, megjithate pika e marre nuk eshte se i ka bere shume pune asaj. Lezhjanet vazhdojne te jene te fundit ne renditje dhe shanset e tyre per mbijetese tashme jane gjithnje e me te pakta.

Takimi eshte shoqeruar me nje rivalitet te forte dhe rastet nuk kane munguar per te dy ekipet, megjithate asnjeri prej tyre nuk ia ka dale dot te shenonte ne portat respektive dhe ne fund kane qene te detyruar te ndajne nga nje pike me njeri- tjetrin.

Por kjo jave nuk ka folur per Beselidhjen. Disa prej rivaleve te saj kane arritur qe te fitojne dhe kjo e veshtireson edhe me shume garen per te. Ajo tashme ka 17 pike dhe ne pese ndeshjet e mbetura shanset e saj per te mbijetuar duken shume te pakta./SHKODRA-SPORT.COM/

Kalendari i ndeshjeve te mbetura:

Java 22 Besëlidhja- Tomori

Java 23 Besëlidhja- Luzi 2008

Java 24 Apolonia- Besëlidhja

Java 25 Besëlidhja- Flamurtari

Java 26 Korabi- Besëlidhja