Festa e madhe e Vitit të Ri tashmë po afron teksa na kanë mbetur edhe pak ditë për të shijuar momentin e ndërrimit të viteve. Pikërisht një atmosferë e tillë ka bërë që shumëkush të mendojë për të bërë një urim të veçantë. Shumë interesante ka qenë “kartolina” e urimit që është shpërndarë nga vajzat e ekipit “Juban Danja”. Të veshura të gjitha me kostume sportive të zeza, ato kanë vënë në kokë kapuçin e vitit të ri dhe kanë pozuar në mënyra të ndryshme.

“Kartolina e urimit për vitin 2018 nga ekipi KF Juban Danja. Gëzuar!”, shkruhet në faqen e këtij ekipi

© shkodrasport.com