Te enjten e ardhshme ne “Tsirion Stadium” do te luhet ndeshja e pare e turit te dyte te “Conference League” ne mes AEL Limasol dhe Vllaznise.

Po cilat jane rregullat per te hyre ne kete stadium dhe per te pare ndeshjen? Gazetari Thomas Frantzis per “Shkodra Sport” na ka bere te ditur edhe rregullat e shtetit qipriot.

“Ne Qipro sipas rregullave te institucioneve shendetesore si rrjedhoje e situate se krijuar nga pandemia, aktualisht lejohet mbushja vetem ne 50 % e kapaciteteve te stadiumeve. Po flitet qe ne ditet e ardhshme te kete edhe nje liberalizim me te madh dhe kjo shifer te shkoje ne 75 %.

Por nderkohe rregulli i vendosur ne Qipro eshte se te gjithe ata qe do jene ne stadiume, duhet te kene bere vaksinen ose testin PCR brenda 72 oreve te fundit”./SHKODRA-SPORT.COM/