Syte e vemendja e te gjitheve ne Shkoder tashme jane fokusuar tek Bekim Balaj. Ardhja e sulmuesit te kombetares shqiptare ka zgjuar shpresat e tifozeve kuqeblu se me ne fund eshte gjetur njeriu- gol tek skuadra e tyre e zemres.

Por nga ana tjeter tek Vllaznia duket se po fitojne sulmuesin tjeter, brazilianin Kaina Nunes. Ne tre ndeshjet e fundit qe ai eshte preferuar titullar nga ana e trajnerit Josa, ai ka shenuar tre gola. Dy pikerisht ndaj Teutes dhe po ashtu edhe sot ndaj Bylisit.

Keto gola padyshim qe jane nje “bonus” per sulmuesin brazilian qe do te shihet me nje sy ndryshe edhe per vazhdimesine e kampionatit, pavaresisht se tashme ka ardhur edhe Balaj. Madje Kaina me shume mundesi do ta nise si titullar edhe te shtunen ndaj Laçit sepse lojtari i sapoardhur edne nuk ka kapur ritmin e duhur.

E rendesishme eshte qe te Vllaznia te gjejne golat, pavaresisht se kush i shenon, megjithate kur i shenojne sulmuesit, eshte diçka shume pozitive.Te mos harrojme se golashenuesi me i mire i kesaj skuadre deri tani vazhdon te jete nje lojtar me tipare mesfushori si Herald Marku./SHKODRA-SPORT.COM/