Ne Greqi nuk po spikasin vetem futbolliste te rinj shqiptare te cilet tashme kane “pushtuar” rradhet e ekipeve me te njohura te ketij vendi. Talente qe po shkelqejne ka edhe ne sporte te tjera dhe ne sot do te ndalemi tek njera: Valeria Gjeloshi.
12 vjeçarja me origjine nga Lezha (ajo eshte vajza e ish- portierit te njohur Julian Gjeloshi) ditet e fundit ka arritur nje tjeter sukses ne karrieren e saj duke u shpallur kampione e Greqise dhe njekohesisht edhe fituese e kupes se ketij vendi per grupmoshen e datelindjeve 2011.
Ajo konkurron ne gjimnastiken ritmike dhe dallohet per talentin e saj te jashtezakonshem, çka ka bere qe edhe te gjithe drejtuesit e Federates se ketij vendi te hedhin syte drejt saj, duke e konsideruar nje sportiste te se ardhmes.
Valeria perpos talentit, duket se ka marre nga i ati edhe egon dhe deshiren per t’u stervitur fort dhe panderprere. Si rrjedhoje edhe rezultatet po vijne. Perpos titullit kampion dhe kupes se Greqise qe ajo ka fituar, ka marre edhe disa medalje ne aktivitetet e zhvilluara ne Itali dhe vende te tjera.
Nderkohe ditet e fundit, Valeria Gjeloshit dhe gjithe ekipit te saj i eshte organizuar nje pritje e veçante nga Bashkia e qytetit qe ato perfaqesojne duke i nderuar me nje mirenjohje, nderkohe qe ka patur edhe nje nderim te veçante per sportisten me te suksesshme te ketij ekipi Valeria Gjeloshi.
Nga ana tjeter, pavaresisht se ajo ka lindur dhe po rritet ne Greqi, endrra e saj e madhe eshte qe nje dite te perfaqesoje Shqiperine, por duket se per momentin gjimnastika ritmike nuk po ushtrohet ne vendin tone dhe ajo eshte ne pritje per te qene nje dite me fanellen kuqezi ne trup, deshire qe i eshte injektuar nga babai i saj, Julian Gjeloshi.
Gjergj KOLA