Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREValverde: Ndaloni së foluri për Neymarin!

Valverde: Ndaloni së foluri për Neymarin!

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde dëshiron t’i jepet fund bisedave rreth yllit të Paris Saint-Germain, Neymar.

Neymar ka qenë i lidhur me Barcelonën gjatë gjithë verës dhe ende po përmendet në konferencat për shtyp te Barcelona, madje edhe me tregun e transferimeve të mbyllur tashmë.

Për Valverden, këto pyetje të vazhdueshme rreth brazilianit janë frustruese.

Trajneri spanjoll u ka bërë thirrje të gjithëve që të ecin përpara dhe të ndalojnë së foluri për Neymarin.

“Ne kemi folur për Neymarin para, gjatë dhe pas tregut dhe është koha për ta ndërrojmë faqen”, ka thënë Valverde për mediat spanjolle.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments