Sulm i hapur i ish-trajnerit holandez, Lusis van Gal, ndaj pronarëve të Mançester Junajtid. Trajneri i njohur, i cili i ka drejtuar “Djajtë e kuq” në periudhën 2014-2016, ka deklaruar për “11 Freunde” se mes Bajernit dhe Mançesterit ka diferenca të mëdha në organizim:
“Bajerni ka në krye njerëz që marrin vesh nga futbolli dhe kjo është një gjë që e kam vlerësuar gjithmonë. Te Mançester Junajtid është ndryshe, është emëruar administrator Ed Vuduard, i cili nuk ka asnjë njohuri për futbollin. Nuk mund të jetë një gjë e mirë, kur klubi administrohet vetëm nga ana komerciale.
Mourinjo? Te Mançesteri e donin dhe morën. Ishte profili interesant në aspektin e biznesit. Ai është një trajner fitues dhe për një klub si Mançester Junajtid United ka rëndësi të fitosh trofe. Nuk ka rëndësi mënyra si fiton, por tifozët anglezë i shohin gjërat ndryshe.
Ata e pranojnë faktin se futbolli nuk është vetëm një lojë sulmuese, por edhe mbrojtëse”, – ka thënë trajneri holandez. / Vipsport/