Në ndeshjen e kaluar ndaj Vllaznisë akuzuan sistemin VAR për humbjen në Shkodër, por në fakt ishte pikërish ky sistem që sot i dha barazimin 2-2 në sfidën ndaj Elbasanit. Kjo sepse ka qenë pikërisht VAR-i që ia akordoi dy 11-metërshat të cilat arbitri në fushën e lojës nuk i dha.
Me siguri që pas kësaj ndeshje, drejtuesit rrogozhinas nuk do thonë më “VARI VAR-in” siç thanë pas ndeshjes me kuqeblutë në mesjavë sepse pikërisht prej tij ato morën sot një pikë shumë të vlefshme që i mban në krye të renditjes.
Në fakt kanë qenë elbasanit të cilët kaluan të parët dy herë në avantazh duke krijuar bindjen se do ta fitonin ndeshjen. Goli i parë kishte për autor Loukilin në minutën e 35-të dhe më pas me Lajthinë në minutën e 50-të. Por dy golat e shënuar me 11-mëtërsha nga Fernando kanë barazuar gjithçka dhe përfundimisht barazim 2-2.
Me këtë rezultat, Egnatia ruan vendin e parë në renditje me 38 pikë, ndërsa Elbasani me 35 pikë mban për momentin vendin e dytë deri në përfundim të ndeshjes së nesërme Dinamo- Vllaznia.
Egnatia 2 – 2 Elbasani (Fernando 63′, 76′ / Loukili 35′, Lajthia 50′)


