Largimet e stafit teknik të Partizanit nuk kanë fund. Disa javë më parë u largua trajneri Ilir Daja dhe ndihmësi i tij, Artim Pollozhani, ndërsa drejtuesit e klubit i besuan stolin Dritan Mehmetit.
Trajneri i njohur kërkoi staf tjetër në skuadër dhe me ekipin u bashkuan Corrado Sakone dhe Fatjon Tafaj në rolin e zv.trajnerit, ndërsa nga ekipi është larguar Renato Kalari.
37-vjeçari ishte prej dy vitesh pjesë e stafit teknik, kurse tani do të marrë një tjetër rol. Presidenca e Partizanit ka vendosur që Kalari të mos largohet, por të marrë drejtimin e skuadrës U19 te të kuqtë.
Ish mbrojtësi do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit, por këtë herë si trajner i ekipit të moshave./newsport/