Tek Vllaznia e kane marre shume seriozisht organizimin e ndeshjes ndaj Universitateas. Ndeshkimet nga UEFA sezonin e kaluar per sjellje te gabuar te tifozeve te saj, apo dhe ngjarjet e fundit ne ndeshjet e Tiranes e Partizanit, kane bere qe drejtuesit kuqeblu t’i dalin punes per te marre masat e duhura parandaluese.
Per kete arsye, dita e sotme ka qene shume e ngjeshur per grupin e punes qe eshte ngritur me kete rast, duke filluar nga takimi me kryebashkiakun Spahia, per te vazhduar me takimin me stjuartet dhe te Federates Shqiptare te Futbollit, me ate me drejtorin e Policise Shkoder dhe per t’u mbyllur me nje konference per shtyp te organizuar pasditen e sotme.
Para gazetareve kane dale Shefi i sigurise ne Drejtorine e Policise Shkoder, z. Behar Kraja, shefi i sigurise se KF Vllaznia z.Ardian Zaganjori dhe oficeri i sigurise se ndeshjes, z. Artan Brahimi.
Ka qene z. Zaganjori ai qe ka shpjeguar fillimisht masat qe po merren teksa eshte shprehur: “Ky eshte nje aktivitet qe eshte vleresuar maksimalisht nga KF Vllaznia dhe ne menyre te veçante nga presidenti i tij. z. Xhaferi. Meqenese ne te kaluaren, nuk kemi histori te suksesshme ne aktvitetet nderkombetare, ku fatkeqesisht klubi Vllaznia eshte ndeshkuar me gjoba te renda. kemi vendosur te ndertojme nje plan te veçante te masave te sigurise per kete ndeshje.
Klubi Vllaznia ne bashkepunim edhe me te gjithe institucionet e tjera, po i merr te gjitha masat qe dita e enjte te jete nje dite feste per te gjithe sportdashesit shkodrane, por duke frenuar ne maksimum personat e papergjegjshem te cilet na kane sjelle shqetesime te vazhdueshme, ku mund te permend edhe rastin e vjetshem ne ndeshjen ndaj Shiroki Brijeg|”.
Me pas ka folur edhe z. Kraja qe ne emer te Drejtorit te Policise Shkoder eshte shprehur: “Drejtoria jone ne zbatim te ligjeve perkatese po harton planin e masave perkatese me qellim mbarevajtjen e ndeshjes se futbollit ne mes Vllaznise dhe Universitateas se Krajoves. Plani i detajuar do te publikohet ne ditet ne vijim, por mund te them se do te kete nje bllokim te disa akseve rrugore diten e ndeshjes, krijimin e nje perimetri te sigurise per ndeshjen si dhe kontrollet e tifozeve”.
Por per me shume shikoni te plote videon e konferences se sotme per shtyp: