Kthimi i Kristiano Ronaldos te Mançester Junajtid vazhdon të shënojë rekord pas rekordi në aspektin ekonomik.
Sipas asaj që raportoi ‘Sky Sports UK’, fanella me numrin 7 e Ronaldos po thyen të gjitha rekordet e shitjeve në Amerikë, 24 orë pas transferimit për shitje në tregun amerikan.
Sipas të dhënave, fanella e CR7 ka tejkaluar në numër shitjesh fanellën e Lionel Mesit me PSG-në, lojtarit të bejzbollit Burs Harper, lojtarit të futbollit amerikan Tom Hardi dhe yllit të NBA-së LeBron Xhejms.
Të njëjtin rekord Ronaldo theu dhe në Europë duke mbaruar të gjitha fanellat që ishin prodhuar në Vietnam që pas transferimit të yllit portugez në Old Traford.