Vllaznia do të përballet ndaj Craiovës në turin e dytë të Conference League. Rivali është shumë i vështirë për shkodranët pasi ka diferenca të frikshme të buxheteve mes klubeve. Ndërkohë ajo fitore që Laci mori në sezonin e shkuar, ka sjellë zemërimin e Craiovas që nuk mund të nënvlerësojë kundërshtarin.

Faqja zyrtare e Vllaznisë ndërkohë ka publikuar edhe disa fotografi nga stadiumi me tifozët, duke njoftuar ndeshjen me Craiovan që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” më 21 korrik.

Kaq mjafton për t’u treguar kundërshtarëve se si do të jetë stadiumi kur të zbresin në Shqipëri. Fale edhe ketyre tifozeve, Vllaznia nje vit me pare arriti te kaloje boshnjaket e Shiroki Brijeg ne ndeshjen e kthimit, duke fituar 3-0, ndonese e kishin humbur ndeshjen e pare 3-1 ne Bosnje.

Tashme do te jete histori tjeter, por tifozet shkdorane do te jene serish te njejtit, ata qe do te mbeshtesin fuqishem skuadren e tyre per arritjen e nje tjeter fitoreje qe do u hapte rrugen per kualifikimin ne turin e trete te “Conference League”./SHKODRA-SPORT.COM/