Vazhdon bojkoti i Kategorisë Superiore dhe protestat simbolike të klubeve. Ashtu si javën e shkuar, të gjitha skuadrat do të zbresin në fushën e lojës për të ndjekur itinerarin e njëjtë.
Ata do të zbresin në fushë në orën 16:00 sipas javës së tretë në qytetet e Durrësit, Shkodrës, Ballshit, Kazmës (stadiumi i Kastriotit sivjet) dhe Tiranës.
Mbetet për tu parë nëse Tirana do të jetë e pranishme ditën e sotme në Shkodër, pasi klubi bardheblu dje njoftoi grumbullimin para ndeshjes ndaj Jang Bojs. Bardheblutë do duhej të luanin ndaj Vllaznisë ditën e sotme, por janë të impenjuar për të përgatitur sa më mirë ndeshjen e Play Off të Europa League.
Me shumë mundësi do të ndodhë e njëjta gjë si javën e kaluar. Skuadrat do të rreshtohen në fushën e lojës dhe kapitenët do të lexojnë deklaratën e famshme, megjithëse mund të ketë ndryshime sepse gjatë javës së shkuar ka patur mjaft zhvillime dhe dje FSHF dhe Liga dolën në një takim me mediet. /vipsport/
KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 3
Teuta-Kukësi
Vllaznia-Tirana
Bylisi-Skënderbeu
Kastrioti-Apolonia
Partizani-Laçi