Teksa pritet te nise sezoni i ri i kampionatit ne volejboll per femra, dallojme disa ndryshime jo pak te vogla ne skuadrat pjesemarrese .Keto ndryshime nuk kane lene pa prekur as klubin shkodran Vllaznia.
Nje nga levizjet e bera kete vit eshte largimi jashte Shqiperise i nje nga lojtareve kryesore te kesaj skuadre, Izabela Dodani.
19-vjecarja e talentuar ra ne sy te stafeve teknike qe ne moshen 15 vjeçare ku gjithashtu mori edhe ftesen e pare nga Kombetarja shqiptare.
Izabela ka pranuar me kenaqesi te bisedoje me gazetaren Fabiola Caka per “Shkodra Sport” duke treguar arsyet e largimit e deri tek synimet e reja me skuadren e re.
Pasi aprovoi largimin e saj jo vetem nga Vllaznia por edhe nga kampionati Shqiptar, Dodani sqaroi se do te vazhdoje karrieren e saj ne nje shtet tjeter, ate te Austrise.
“Vllaznia do mbetet per mua ekipi i zemres por kishte ardhur koha per ndryshime ne menyre qe te arrij nje nivel me te larte. Per kete arsye zgjodha ekipin ‘SG Unionvolleys Bisamberg’ te Vienes per te arritur synimet e mia.”-u shpreh ajo.
E pyetur rreth synimeve te ketij sezoni me skuadren e re volejbollistja shprehet: “Synimi im eshte te bej nje sezon me te mire se vitin e kaluar dhe te kem rritje performance ne aspektin individual.”
Dodani gjithashtu sqaron se nuk do te heq dore asnjehere nga Kombetarja Shqiptare pasi per te, te perfaqesosh vendin eshte emocioni me i bukur qe ajo ka perjetuar.
Padyshim qe nje talent i tille do t’i mungoje Kampionatit Shqiptare dhe Shkodres por megjithate, ne i urojme suksese ne rrugen qe ajo ka nisur.
Fabiola CAKA