Tomori u mposht pak ditë më parë me rezultatin 4-3 nga Turbina në transfertë. Sfida e parafundit në Kategorinë e Parë prodhoi 7 gola dhe të gjitha u shënuan në pjesën e dytë.

Një fitore e rëndësishme për skuadrën nga Cërriku që ndodhet në zonën e Play Out dhe shpreson të fitojë ndeshjen e radhës për t’u larguar përfundimisht nga zona e rënies.

Në Berat kanë akuzuar klubin për këtë humbje dhe përmes një postimi në rrjetet sociale, Tomori shkruan se po bëhen qesharak për të shpëtuar një fshat të vogël si Cërriku.

Ndërsa ngrejnë pikëpyetje për sfidën e fundit ndaj Pogradecit. Tomori ndodhet në vendin e 6-të dhe është në garë për një vend në “Play Off” për t’u ngjitur në Superligë.

Postimi i FK Tomorit: Ditën e djeshme kemi humbur 4-3 në Cërrik. Pjesa e parë mbyllet 0-0, në pjesën e dytë shënohen 7 gola. Tashmë ndodhemi në vendin e gjashtë , me një këmbë jashtë Play Offit.

Për të shpëtuar një fshat të vogël si Cërriku bëhemi qesharak, histori që përsëriten vazhdimisht. Qoka e rradhës kush është ? Ndoshta kapim objektivin sezonal të nxjerrim golashënuesin e Kategorisë së Parë me gola fiktiv?

Objektivi i rradhës : Të mbajmë Pogradecin jashtë zonës së rënies nga Kategoria e Parë ? Mbetet për tu parë , gjithësesi në formë proteste faqja është në heshtje per këtë edicion futbollistik.