Frika më e madhe e tifozëve të Spanjës ëshët bërë realitet dhe zhyt në kaos këtë përfaqësuese pak ditë para fillimit të Europianit.
Serxhio Buskets, një tjetër futbollist i përfaqësues spanjolle ka rezultuar sot pozitiv, duke konfirmuar kështu se virusi është përhapur në ekip dhe rrezikon që të kthejë iberikët në një vatër e t’i lërë jashtë aktivitetit, të paktën ata që janë grumbulluar në Luis Enrike.
Federata spanjolle ka bërë të ditur në darkë se edhe qendërmbrojtësi Diego Jorente, kishte rezultuar pozitiv dhe do të largohej menjëherë nga grumbullimi, për të vazhduar kurimin sipas protokolleve sanitare. Ndërkohë, do të vazhdonte stërvitja e lojtarëve në mënyrë individuale siç përcakton protokolli në raste të tilla, si ato në qendrën e ekipeve kombëtare, ashtu edhe ata që ishin të izoluar në Madrid pasi ishin ftuar së fundmi nga Luis Enrike.
Me këtë situatë, askush nuk di të thotë se cila do të jetë përfaqësuesja e Spanjës që do të marrë pjesë në aktivitetin që nis në fundjavë. Sot, ekipi U21 u transformua në Kombëtaren A të Spanjës dhe mundi 4-0 Lituaninë në miqësore, ndërsa më pas lojtarëve u është komunikuar që të qëndrojnë në gatishmëri për çfarëdolloj të papriture në këtë start të çmendur të Europianit. /vipsport/