Juventusi nuk po shpëton dot prej Thiago Mottës. Të paktën akoma jo. Trajneri italo-brazilian, i shkarkuar marsin e kaluar, është ende në listën e pagave të klubit bardhezi, me një kontratë që vlen deri më 30 qershor 2027.
Ai i kushton Juventusit afërsisht 5.5 milionë euro bruto në sezon, plus pagat e asistentëve të tij, për një total prej afërsisht 13.5 milionë eurosh bruto.
Motta synon të qëndrojë jashtë deri në fund të sezonit: prandaj, siç raporton Tuttosport, refuzimi i tij i fundit ka qenë për stolin e Spartakut të Moskës, i cili është në kërkim të një trajneri pas dorëheqjes së Dejan Stankoviç.
Emri i Mottës është lidhur së fundmi me Atalantën (si zëvendësues për Juriç) (dhe më parë me Bayer Leverkusen, Monaco dhe Real Sociedad, por duket se trajneri ka vendosur që të marrë pagën “qyl” këtë sezon.







