Veleçiku ka marre nje fitore te thelle ne ndeshjes e javes se 5-te te kampionatit te kategorise se dyte, teksa ka mundur me rezultatin 6-0 ndaj Internacional ne ndeshjen e luajtur ne Koplik.

Djemte e drejtuar nga trajneri Haris Lika kane kaluar ne avantazh qe ne minuten e 14-te me ane te mbrojtesit Elvis Rustemaj. Po ky futbollist do te shenonte edhe nje gol te dyte para mbarimit te pjeses se pare.

Ne te dyten nderkohe koplikasit kane shenuar edhe kater gola te tjere. Dy prej tyre do te mbanin firmen e sulmuesit Arsen Hajdari, nderkohe qe do te shenonte edhe sulmuesi tjeter shkodran Arenc Dibra.

Nderkohe, pak minuta para fundit do te shenohej edhe goli i fundit i ndeshjes qe do te kishte per autor futbollistin Enriko Delaj.

Pas javes se 5-te te kampionatit, Veleçiku eshte ngjitur ne kuoten e 9 pikeve dhe mban vendin e trete ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/