Java e fundit e fazes se dyte te kampionatit te kategorise se pare, ka dhuruar nje sfide shume interesante, por njekohesisht edhe te rendesishme, ate qe do te luhet pasditen e neserme ne fushen “Reshit Rusi” te Shkodres ne mes Veleçikut dhe Dinamos.

Te dy ekipet eshte e qarte tashme qe do te jene ne gjashte e skuadrave qe do te luftojne ne fazen e trete per te mos rene nga kategoria, por ballafaqimi i neserm vlen shume per ecurine e tyre te metejshme ne kampionat.

Ashtu si koplikasit dhe dinamovitet ndodhen ne te njejten kuote pikesh, kane nga 11 secila dhe ndajne vendin e tete dhe te nente ne renditje.

Kuptohet qe fitorja neser do t’i beje pune seciles skuader dhe prandaj pritet te jete nje takim shume i luftuar. Veleçiku vjen pas nje barazimi me shume vlere qe mori javen e kaluar ne Burrel ndaj skuadres vendase dhe prandaj morali ne skuader eshte i larte.

E njejta gje mund te thuhet edhe per kampin dinamovit. Blute javen e kaluar kane mundur nje ekip pretendent siç eshte Beselidhja dhe tashme pas zgjidhjes edhe te problemit te presidences, do te tentojne t’i largohen sa me shpejt fundit te renditjes.

Per te gjitha keto, sfida e neserme qe nis ne oren 14.00 do te jete shume interesante dhe mund te vendose jo pak edhe per te ardhmen e te dy ketyre skuadrave ne renditje. Veleçiku meqe luan ne fushen e tij, eshte i detyruar te fitoje, por kuptohet qe nuk do te jete e lehte.
www.shkodrasport.com