Fitorja e djeshme ndaj Flamurtarit mund të konsiderohet surprizë por në fakt Veleçiku e meritoi atë. Megjithatë ajo që të bën përshtypje është se koplikasit nuk e kanë shumë mendjen tek kualifikimi në Kupën e Shqipërisë.

Këtë e ka deklaruar vetë trajneri i tyre Besnik Duli i cili në prononcimin e tij për mediat e ka konsideruar takimin e djeshme me vlonjatët si një miqësore.

“Të luash ndaj Flamurtarit është një kënaqësi e veçantë, duke pasë parasysh se është një ekip i Superiores. Ne e kishim vlerësuar si takim miqësor dhe jo si ndeshje turi për të luftuar për t’u kualifikuar, por thjesht për t’i dhanë premisa dhe ngjyrë takimit me Korabin që e kemi të shtunën.

Fitorja ndaj vlonjatëve ishte një fitore morali për të gjithë djemtë që kontribuan në fushën e lojës. Unë jam i kënaqur me performancën ndaj Flamurtarit, edhe pse ka ende gjëra për të riparuar, sidomos në fazën sulmuese dhe atë mbrojtëse, të cilët janë dy elementë bazë në të cilët ekipi im çalon.”- ka thënë Duli.

Ndërkohë i pyetur në lidhje shanset që Veleçiku ka për kualifikim në turin e dytë, ai ka shtuar:

Ne faktikisht, do luftojmë fort, por qëllimi jonë kryesor është objektivi primar që është qëndrimi në kategori të parë. Sa i përket ndeshjes së kthimit në Vlorë, ne do ia lëmë kohës, por kemi një short ferri në kampionat si me ekipin e Korabit, si me Kastriotin, ashtu edhe me Besëlidhjen
© shkodrasport.com