Mbrojtësi shkodran Esin Hakaj ashtu siç kishim paralajmëruar, në sezonin e ri nuk do të luajë me Partizanin. Mungesa e hapësirës ia bënte të domosdoshëm largimin por ndërkohë në skenë ka dalë një ofertë e Teutës së Durrësit për të.
Kjo e fundit lejoi mbrojtësin e majtë Kotebelli të firmoste për të kuqtë dhe problemin e krijuar në këtë pozicion, tashmë do të kërkojë ta zgjidhë me 21 vjeçarin e dalë nga Akademia Vllaznia. Dy klubet mësohet të kenë rënë dakord për këtë huazim dhe në këtë mënyrë, për Hakajn, Teuta tashmë do të jetë ekipi i tretë i karrierës së tij pas Vllaznisë dhe Partizanit. Shumëkush e paragjykoi si të nxituar kalimin e tij tek të kuqtë një sezon më parë dhe ashtu rezultoi. Ndoshta, zgjidhja e fundit për të luajtur në “Niko Dovana” mund të rezultojë shumë efikase për karrierën e tij.
© shkodrasport.com