Një ditë më parë ka munguar në stërvitjen e ekipit të Vllaznisë dhe kjo krijoi ndoshta një keqkuptim sa i takon të ardhmes së tij me këtë skuadër. Megjithatë sot ka qenë ndryshe. Arlind Kalaja ka qenë i pranishëm në seancën e dytë të kuqebluve dhe është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit.

Për të, rinovimi i kontratës duket se nuk është asnjë problem sepse është marrë vesh me drejtuesit e klubit dhe mungesa e djeshme mësohet të ketë qenë për arsye familjare. Gjatë gjithë verës në fakt kanë qarkulluar lajme për një largim të mundshëm të këtij sportisti por realiteti tashmë është tjetër gjë. Kalaja do të jetë pjesë e Vllaznisë edhe në sezonin e ri madje, ky pritet të jetë sezoni i vërtetë për të pasi në atë që përfundoi ka patur jo pak probleme shëndetësore e fizike të cilat kanë ndikuar në formën e tij sportive.

© shkodrasport.com