Veleçiku vazhdon serine e miqesoreve ne prag te nisjes se sezonit te ri dhe kete here eshte ndeshur ne Lezhe me Beselidhjen. Nje takim interesant ky qe eshte mbyllur me fitoren e koplikasve me rezultatin 4-2.

Duhet thene se e gjithe loja eshte kontrolluar nga djemte e drejtuar nga trajneri Rustemaj te cilet e kane mbyllur pjesen e pare me rezultatin 3-0 ne favorin e tyre fale dy golave te shenuar nga sulmuesi Brilant Hasaj ndersa ka shenuar edhe mesfushori Izmir Pelinku.

Ne pjesen e dyte Beselidhja mundohet te reagoje dhe arrin te shenoje dy gola duke ngushtuar shifrat megjithate ne minuten e 88-te ka qene serish sulmuesi Hasaj qe ka shenuar edhe golin e katert per Veleçikun dhe te tretin personal ne kete ndeshje, duke bere keshtu qe i gjithe takimi te mbyllej me shifrat 4-2.

Ky ka qene nje test i rendesishem per ekipin koplikas qe duket se nga dita ne dite po arrin formen e duhur dhe ndonese problematikat nuk mungojne, skuadra po behet gati per kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/