Vendi i mbetur bosh nga largimi i sulmuesit Denis Çokaj, nuk ka mbetur per shume kohe i tille tek Veleçiku. Duke pare situaten e krijuar, drejtuesit e Veleçikut kane levizur menjehere dhe kane rikthyer ne skuader sulmuesin Brilant Hasaj I cili sezonin e kaluar ka qene pjese e Beselidhjes.
Ky i fundit bashke me Tomen e Ujkajn pritet te bejne mire ne repartin e sulmit te koplikasve dhe skuadra nuk do te vuaje mungesen e golit ne ndeshjet e sezonit te ri.
Objektivi I koplikasve në sezonin e ri kuptohet që është qëndrimi në kategorinë e parë dhe nisur nga përbërja që ato kanë në dispozicion, duket plotësisht I arritshëm por siç dihet problem I madh për Veleçikun është mosluajtja e ndeshjeve në Koplik sepse edhe këtë sezon ata do të jenë mikëpritës në fushën “Reshit Rusi” të Shkodrës.
Ndonese tifozet koplikas nuk kane munguar te jene te pranishem ne numer te konsiderueshem ne çdo ndeshje qe eshte luajtur aty, kjo nuk eshte diçka shume e mire sepse nese do te luhej ne Koplik numri i tyre do te ishte shume here me i madh.
www.shkodrasport.com