Veleçiku nuk ia ka dale te marre kreun e renditjes. Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne Koplik ndaj kryesuesve te Gramshit, eshte fiksuar rezultati i barabarte 1-1, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve.
Ka qene ekipi mik qe ka kaluar i pari ne avantazh. Pikerisht ne minuten e fundit te pjeses se pare, do te ishte Balliu ai qe do te shenonte per Gramshi dhe me kete gol do te mbyllej ky 45 minutesh.
Ky gol sigurisht qe nuk i ka pelqeyer koplikasve, te cilet me te filluar pjesa e dyte jane hedhur menjehere ne sulm per te kerkuar golin e barazimit dhe ne fakt ia kane dale te shenojne.
Ka qene sulmuesi Arenc Dibra ai qe do te dergonte topin ne rrjeten e portes gramshiote ne minuten e 52-te. Perpjekjet e Veleçikut per te shenuar golin e fitores nuk kane reshtur deri ne fund, por gjithsesi nuk kane arritur dot ta gjejne ate dhe ne kete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur ne barazim 1-1.
Pas javes se tete te kampionatit, Veleçiku zbret ne vendin e katert te renditjes me 16 pike te grumbulluara. Kryeson renditjen Luzi me 18 pike e me pas eshte Oriku dhe Gramshi me nga 17 pike, li