Veleçiku vazhdon serinë e fitoreve në Kategorinë e Dytë. Në ndeshjen e kësaj jave, këtë herë, ata janë ndeshur në Koplik me Elbasanin. Një takim ky që është mbyllur me fitoren e koplikasve me rezultatin 4-0.

Duhet thënë se e gjithë loja është kontrolluar nga djemtë e drejtuar nga trajneri Lika, të cilët e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-0 në favorin e tyre, falë golave të shënuar nga mesfushori Bega dhe sulmuesi Dibra, ndërsa ka shënuar edhe Elbasani.

Në pjesën e dytë, Elbasani mundohet të reagojë, por nuk ia arrin dot qëllimit, me koplikasit që shënojnë sërish në fillimin e së dytës.

Ka qenë mbrojtësi Banushaj që ka shënuar edhe golin e katërt për Veleçikun në këtë ndeshje, duke bërë kështu që i gjithë takimi të mbyllej me shifrat 4-0.

Skuadra koplikase në kampionatin e Kategorisë së Dytë ndodhet në vendin e katërt me 26 pikë, teksa ndeshjen e rradhës do ta luajë ndaj Murlanit./Maringlen ZHIVANI/

Veleçiku-Elbasani 4-0

Golat: Bega (pen) 2’, Dibra 7’, Elbasani 43’, Banushaj 54’