Javen e kaluar akuzuan Veleçikun se luajti per Vllaznine nderkohe qe sot i mundi edhe Shenkolli. E kemi fjalen per Erzenin, ndjekesen kryesore te shkodraneve ne renditje te cilet kane humbur serish.

Kete here ne transferten e veshtire te Shenkollit, aty ku goli i vendasve shenuar nga Zefi ne minuten e 57-te, u ka mjaftuar djemve te trajnerit Kruja per te marre nje trepikesh me shume vlere.

Shijakasit nderkohe tashme jane shkeputur plot dhjete pike nga kuqeblute dhe padyshim qe do ta kene te veshtire t’i ndjekin ne pretendimet e tyre per ne Superlige.

Pavaresisht entuziasmit te tifozeve te Erzenit, skuadra e tyre nen drejtimin e trajnerit Stojku ne fakt nuk ka qene ne lartesine e duhur. Dhe humbjet e pesuara ndaj skuadrave te tilla si Veleçiku e Shenkolli, ia kane zbehur vleren fitores se dy javeve me pare ndaj Vllaznise.