HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEVeleçiku pranë një goditje në merkato. Synon një lojtar me 200 ndeshje...

Veleçiku pranë një goditje në merkato. Synon një lojtar me 200 ndeshje në Superligë

Veleçiku eshte futur ne kampionat me objektiva te qarta per te qene nje nga ekipet pretendente per t’u ngjitur ne kategorine e pare. Ai per momentin ndodhet ne vendin e katert, megjithate gara per vendin e pare eshte e hapur.

Per kete arsye, stafi teknik ne bashkepunim me drejtuesit e klubit po shohin edhe mundesine per ta forcuar skuadren me ndonje element cilesor gjate merkatos se janarit.

Trajneri Haris Lika eshte shprehur se do shikohen te gjithe opsionet e mundshme, por kuptohet qe kjo nuk eshte periudhe prove, por do shihet mundesia per te marre ndonje lojtar me pervoje qe ta ndihmoje skuadren ne arritjen e objektivat e saj.

Koplikasit nuk kane dhene emra, por burime prane klubit te Veleçikut bejne te ditur se nje opsion i mundshem eshte nje futbollist i njohur i cili gjate karrieres se tij ka luajtur mbi 200 ndeshje ne Superlige. Nese do te ndodhte kjo gje, padyshim qe do te ishte nje perforcim i rendesishem per skuadren.

Kuptojme qe pjese e saj jane dhe te tjere lojtare qe kane nje pervoje te madhe ne Superlige si Arsen Hajdari, Florind Bardulla e Arenc Dibra./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments