Borxhet nuk kanë fund në klubet shqiptare, madje në gjyqe përfundojnë jo vetëm ekip të elitës, por edhe ato të kategorisë së Parë dhe me emër. Kështu, Guasgh Magani dhe Klodjan Dervishi, për periudhën kur kanë qenë në krye të skuadrës së Besës, me Maganin si trajner dhe Dervishin si zëveëndës kanë paditur kavjasit për rroga të pamarra e madje sot mësojmë se u është dhënë e drejtë.

Në të tilla kushte, klubi i Besës duhet që të dëmshpërblejë si Maganin ashtu edhe Dervishin duke respektuar vendimin për 30 ditë, ndryshe masat mund të jenë akoma më të mëdha….Ja vendimet që ka marë sot Komisioni i Disiplinës….

Lojtari i Akademia AAS U-19, Andi Jahja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KS Kastrioti U-19, Armando Zeli, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Egnatia U-19, Aleksander Dedej, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 47/1/a dhe 48/1a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-19, Ali Jazaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Lushnja U-19, Endi Gjyla, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i JA Tirana U-17, Adriatik Mici, për sjellje josportive ndaj zyrtares së ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KS Luftëtari U-15, Aleksander Qiqi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KS Luftëtari U-15, Xhejni Kashah, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KS Luftëtari U-15, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 63/1/b, 63/1/e, dhe 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit, Gugash Magani. FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 38, datë 04.12.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit, Klaudian Dervishi. FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 37, datë 27.11.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.