Jamie Carragher insiston se Alvaro Morata nuk do të ketë asnjëherë sukses te Chelsea dhe se sulmuesi spanjoll nuk ka të ardhme në Stamford Bridge.

Morata nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij pas transferimit 80 mln euro nga Real Madrid te Chelsea në korrik të vitit 2017.

Ai ka qenë titullar në ekipin e Maurizio Sarri-t, por ka zhvilluar më tepër paraqitje zhgënjyese sesa bindëse në qendër të sulmit për klubin.

Dhe ish-mbrojtësi i Liverpool Jamie Carragher, shprehet për të: “Mendoj se Alvaro Morata nuk ka të ardhme te Chelsea.

“Është një qendërsulmues që ka aftësi të mëdha, por duket si një kundërshtar që mund të neutralizohet kollaj nga mbrojtësit.

“Ai është lojtari më i shtrenjtë i historisë së klubit dhe nga ky këndvështrim e kuptoj se Sarri vazhdon ta aktivizojë.

“Por realiteti është se Morata nuk do të ketë asnjëherë sukses te Chelsea, dhe jam i sigurt se edhe klubi ka të njëjtin mendim.”