Prej disa ditësh tifozët dhe futbollistët e Erzenit nisën të “kërcënojnë” Vllaznisë për përballjen e tyre direkte të pas tre javëve dhe madje në rradhët e tyre kishte shumë entuziasëm për ngjitjen në Superiore. Por duket se kishin harruar se ndeshjen e rradhës e kishin në Burrel.

Aty ku pasditen e sotme janë mundur me rezultatin 1-0 nga vendasit. Goli i shënuar nga Levendi në minutën e 50-të u ka mjaftuar matjanëve për të marrë trepikësh në këtë ndeshje.

Me të, ata janë ngjitur në kuotën e 12 pikëve dhe ndonëse zënë sërish vendin e parafundit, me këtë fitore kanë më shumë shpresë për një ndryshim të situatës.

Nga ana tjetër Erzeni mbetet në kuotën e 24 pikëve përsëri duke mbajtur për momentin diferencën prej 4 pikësh me Vllazninë e vendit të parë, skuadër kjo që ka një ndeshje më pak.

Nëse kuqeblutë fitojnë nesër ndaj Dinamos, diferenca shkon sërish në shtatë pikë, çka do të thotë se ata do të jenë sërish të avantazhuar për ngjitjen në Superligë.
© shkodrasport.com