Në ditën e djeshme kur Cas-i vendosi të konfirmojë vendimin e Uefa-s për përjashtimin e Skëndërbeut nga kompeticionet europiane për 10 vitet e ardhshme, të paktë kanë qenë “aktorët” e futbollit shqiptar që kanë reaguar.

Një ndër ta që ka vendosur të shprehet është Roland Luçi, ish-lojtar i Vllaznisë. Ai ka reaguar me një shkrim në rrjetin social Facebook.

Në të cilin është shprehur ashpër se FSHF mund t’i rikthejë nderin Superligës duke i hequr titujt korçarëve. Të tjera regime priten ditët e ardhshme nga protagonistët e futbollit në Shqipëri.

Postimi i Roland Luçit

 FSHF mbas vendimit te CAS qe perjashton juridikisht çdo interpretim tjeter, nuk mund te justifikohet me: KF Skenderbeu duhet ti hiqet titulli i fundit kampion, bile nqs ka ndeshje qe CAS i konsideroi te manipuluara edhe shtrihen ne kampionate te meparshme, edhe ata tituj duhet ti hiqen.

Duhet konseguence qe te pakten te justifikohet zvarritja e deritanishme ne vetvehte e pajustifikueshme.

Ndersa ligjet e tregut do te bejne te veten dhe do i rezervojne Skenderbeut vendin qe i takon ne futbollin shqiptar dhe ashtu te neperkembur nga kalvari i semundjeve qe e kane mberthyer./newsport/