Skënderbeu I sezonit të ri do të jetë shumë ndryshe nga çka jemi mësuar të shikojmë vitet e fundit. Klubi korçar mori “goditje” e fundit nga Gjykata Federale që la në fuqi dënimin e FIFA-s dhe tashmë në klub po mendojnë një tjetër strategji.

Drejtuesit nuk e kanë më luksin që të bëjnë shpenzime marramendëse në merkato apo të afrojnë lojtarë me paga të larta. Këtë herë korçarët do të afrojnë lojtarë të rinj të talentuar për të shpresuar më pas që ndonjë prej tyre të shpërthejë e të shitet jashtë Shqipërisë.

Rrogat maksimale pritet të jenë 1 mijë euro dhe asnjë prej lojtarëve nuk do të mund të përfitojë më shumë se kaq, kjo e për shkak të dënimit që është në lë fuqi.

Ne fakt prej kohesh po flitet per ulje te rrogave edhe tek ekipet e tjera te kategorise Superiore por kjo nuk ka ndodhur dhe ne fakt duke qene se klubet dalin pergjithesisht me humbje, rrogat e ekzagjeruara jane nje problem i madh per to.