Kategoria Superiore nuk do të rinis në vitin 2018 më 20 janar, por do të spostohet me një javë më vonë. FSHF ka konfirmuar se kampionati do të shtyhet me një javë, pas një vendimi që është marrë nga Komiteti Ekzekutiv.

Njoftimi i FSHF

Me vendim qarkullues të Komitetit Ekzekutiv, java e 17-të e Kategorisë Superiore do të luhet në datën 27 janar 2018 dhe jo në datën 20 janar siç ishte parashikuar më parë.

Sektori i Garave pranë FSHF, ka bërë këtë propozim i cili është miratuar me vendim qarkullues të KE.

Ndërkaq për këtë vendim do të vihen në dijeni të gjitha ekipet pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore.

Java e 17, 27 janar ora 14:00

Vllaznia-Kukësi

Luftëtari-Skënderbeu

Flamurtari-Partizani

Teuta-Lushnja

Kamza-Laçi