Këshilli Bashkiak Shkodër ka miratuar Buxhetin e këtij institucioni për vitin 2018. Rrjedhimisht, është miratuar prej tij edhe buxheti për KF Vllaznia sh.a. Për këtë të fundit, për vitin e ardhshëm do të shkojnë 550 milionë lekë të vjetra. Ende nuk është e qartë nëse do të mjaftojnë apo jo për mbarëvajtjen e ecurisë së këtij klubi gjatë vitit 2018. Kjo gjë në fakt është përmendur edhe nga disa prej këshilltarëve, më së shumti nga ish- sulmuesi i njohur Vioresin Sinani.
Megjithatë në fund shumica e këshilltarëve të pranishëm në sallë kanë ngritur dorën për miratimin e buxhetit. 31 prej tyre kanë qenë dakord, 7 kundër dhe vetëm 1 abstenim. Në këtë mënyrë, nga janari, Vllaznia do të ketë në numrin e saj të llogarisë shumën e mësipërme me të cilën do të paguhen jo vetëm rrogat e prapambetura,do zhvillohet merkatoja, faza përgatitore dhe do të garantohet mbarëvajtja e ecurisë së kampionat.
© shkodrasport.com