Nuk ka “hakmarrje” në “Elbasan Arena”. Shqipëria U21 ka humbur me rezultatin minimal 0-1 kundër Republikës Çeke U21. Kuqezinjtë vështirësojnë punët vetes, teks gabimet individuale i përndjekin përsëri përballë çekëve.

Shpresat e Alban Bushit japin shkëndija gjatë pjesës së parë, ku i afrohen golit me një goditje të Radës gjatë një askioni të rrezikshëm në zonë. Por në momentin më të mirë të kuqezinjve të vvegjël vjen ndëshkimi.

Ishte një gabim i Kalajt ai që mban peshën e humbjes. Lojtari shqiptar e dërgon topin në portën tij dhe ndryshoi fati ne lojës.

Rezultati mund të ishte edhe më i thellë por Simoni bën heroin dhe shpëton disa herë portën e Shqipërisë.