Vllaznia U17 eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat dhe njekohesisht edhe tek vendi i pare ne renditje. Pasditen e sotme, skuadra e drejtuar nga trajneri Gilman Lika ka pritur ne fushen sportive “Reshit Rusi” ekipin kryesues- Teuten dhe ne fund te ketij takimi jane fiksuar shifrat 2-1 ne favor te saj.

Takimi ka nisur me mire per kuqeblute te cilet ishin me te vendosur per ta fituar kete ndeshje dhe nje gje te tille e shfaqen edhe ne fushen e lojes. Por pavaresisht presionit, goli i pare vonoi te dilte ne drite. Ka qene minuta e 44-te kur pas nje goditje denimi te ekzekutuar nga Kubazi, portieri i Teutes nuk ka arritur ta zoteroje ate dhe nga kjo perfitoi Xhoel Hajdari qe e dergoi topin ne rrjete. Pjesa e pare ne kete menyre u mbyll 1-0.

Ne fillimin e se dytes, ka qene Teuta qe nuk heq dore nga perpjekjet per te marre pike dhe ne minuten e 55-te ka arritur te barazoje shifrat me golin e shenuar nga futbollisti Skerdi Likaj. Rezultati i barabarte megjithate do te zgjaste vetem 20 minuta.

Kjo sepse Xhoel Hajdari edhe njehere tjeter do te shfaqej si protagonist duke e derguar topin perseri ne rrjeten e portes se Teutes dhe ne kete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren 2-1 te Vllaznia U17.

Pas javes se 21-te te kampionatit, ekipi shkodran eshte ngjitur ne kuoten e 27 pikeve duke qene tashme i pari ne renditje, ndersa Teuta ka mbetur me 25 pike e dyta dhe Tirana eshte e treta me 24 pike. Kujtojme qe deri ne fund te kampionatit kane mbetur edhe gjashte jave kampionat dhe Vllaznia U17 padyshim qe do te synoje te ruaje vendin e pare dhe te shpallet kampione e vendit./SHKODRA-SPORT.COM/

VLLAZNIA U17- TEUTA U17 2-1

Shenues: Xh. Hajdari /

VLLAZNIA U17: Lekaj, Sylia, Marashi, Pepnikaj, Gerbeti, Çelepija, Guri, Ara, Kubazi, Hajdari, Kapllanaj. Trajner Gilman Lika. U aktivizuan edhe Meta, Likaj, Hoxha e Ivziku.