Pas basketbollit të Vllaznisë, edhe futbolli fiton në fund. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e luajtur pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Flamurtarit e cila ka përfunduar me fitoren 1-0 të shkodranëve. Këta të fundit kanë shënuar vetëm në fundin e takimit pikërisht në minutën e 88-të me anë të kapitenit Elvin Beqiri. Ndeshja ka patur jo pak tension në fushë. Vllaznisë I duhej medoemos fitorja dhe kjo I ka vënë futbollistët e saj në vështirësi ndërsa Flamurtari kërkonte një barazim. Rastet nuk mungojnë për vendasit. Bushiç, Vukçeviç e Shtubina duhej të kishin shënuar në pjesën e parë megjithatë 45 minutat u mbyllën në barazim 0-0.

E dyta nis me një goditje të fortë të Tafilit por sërish pa sukses. Kur dukej se ndeshja do shkonte drejt barazimit, pas një goditje këndi, topi shkon në këmbët e Beqirit që duke përfituar nga një rrëmujë në zonë, e dërgon atë në rrjetë. Kaq ka mjaftuar që tifozët në “Loro Boriçi” të shpërthejnë në entuziasëm. Vllaznia merr kështu tre pikë shumë të vlefshme dhe trajneri I saj Dervish haxhiosmanoviç është I kënaqur me to por nga ana tjetër e konsideron takimin e së dielës në Kavajë si ndeshjen e sezonit. Ndërsa trajneri I Flamurtarit Ernest Gjoka ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me mënyrën si është zhvilluar ndeshja. Me ndeshjet e sotme është shpallur përfundimisht kampion I këtij sezoni Skënderbeu por ka mbetur pa u caktuar dilemma kryesore e saj, ajo e skuadrës së katërt që do bjerë nga kategoria. Mbase, takimi I së dielës në Kavajë me Besën I Vllaznisë mund të vendosë gjithçka në këtë drejtim.

www.shkodrasport.com