Interi ka arritur të marrë një fitore të çmuar në shtëpi ndaj Juventusit me shifrat 1-0 duke u kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë. Ai që vendosi fatin e këtij takimi, ishte Federico Dimarco duke realizuar për zikaltrit.
Në pjesën e parë, Interi ishte në një nivel mjaft të lartë duke gjetur dhe golin me anë të mesfushorit italian. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0 për vendasit.
Juventusi filloi të rrisë ritmin në të dytën duke provuar disa herë portën e kundërshtarit, por pa arritur dot të shënojë. Asgjë nuk ndryshoi nga ojesa e parë dhë Interi triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Juventusit.
Finalisti I dytë I Kupës së Italisë do të përcaktohet ditën e nesërme më sfidën Fiorentina-Cremonese./oversport/