Vllaznia U17 rikthehet tek fitorja duke marre nje trepikesh me shume vlere ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur paraditen e sotme ne Laç ndaj skuadres vendase.
Ne fund te takimit, eshte vulosur rezultati 2-1 ne favor te ekipit qe drejtohet nga trajneri Brikeno Bizi. Kuqeblute e kane kontrolluar lojen duke bere nje performance te mire ne kete 90 minutesh.
Ata kane kaluar te paret ne avantazh qe ne minuten e 38-te me ane te Zaganjorit dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare ne favorin e Vllaznia U17.
Ne fillimin e pjeses se dyte, kane qene laçianet te cilet arriten te barazojne rezultatin pikerisht ne minuten e 53-te. Por ky rezultat do te qendronte i tille vetem 9 minuta.
Kjo pasi ekipi shkodran do te shenonte serish, kete here me ane te Palalit dhe me kete gol do te mbyllej i gjithe takimi me rezultatin 2-1 ne favor te Vllaznia U17. Me kete trepikesh ajo eshte ngjitur ne kuoten e 20 pikeve dhe mban vendin e shtate ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/